Fokus

Momenti kur babai i Marigona Osmanit e lëshon seancën pasi Dardan Krivaça e merr fjalën “Asnjëherë nuk kam dashtë që kjo me ndodhë”

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 25 July 2024

Sot është duke u mbajtur seanca me fjalët përfundimtare të dy të akuzuareve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu.

Në këtë seancë Krivaça është deklaruar i pafajashëm derisa ka thënë se “asnjëherë nuk kam dashur që të ndodhë kjo” referuar rastit të vrasjes mizore të 18 vjeçares, Marigona Osmani.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit në shkurt të ketij viti ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajit dhe ka kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj.

-Advertisement-

Për këtë rast, Dardan Krivaça ishte dënuae me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Ferizajit me 04.09.2023.

Ndërsa i bashkakuzuari Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes./Gazeta Infokus/

Ndiqni më poshtë momentin kur babai i Marigona Osmanit lëshon sallën në Gjykatë pasi merr fjalën Krivaça.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera