Lajme

Momente tmerruese në fluturimin Prishtinë-Bazel: Stjuardesa dhe udhëtarët përplasen për tavan nga turbulencat

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 01 February 2023

Udhëtarët e një fluturimi nga Prishtina në Bazel së fundmi panë tmerrin me sy, derisa avioni u përcoll me turbulenca të frikshme që krijuan situata fluturimi brenda përbrenda avionit.

Në pamjet e hedhura në pah nga “Daily Mail”, me titullin “stjuardesja fluturon nga turbulenca e dhunshme”.

Në videon e publikuar tregohet se bëhet fjalë për fluturimin nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, dhe pamjet tregojnë qartë dëmet që shkaktojnë të dridhurat brenda aeroplanit.

-Advertisement-

Në një moment, në fillim të videos, nga turbulenca e egër, pijet dhe një stjuardese goditen për tavani, me të gjitha pijet që hidhen përmbi kokat e udhëtarëve pas të dridhurës.

“Shuni, shuni,” dëgjohen zëra të vazhdueshëm nga qytetarët, vizualisht dhe vokalisht të frikësuar.

Mirjeta Basha, qytetarja e cila i ka dërguar videon “Daily Mail”, ka thënë për gazetën se ajo ishte e sigurt se avioni do të përplasej.

Fatmirësisht për të gjithë, aeroplani arriti të aterojë por nga lëndimet e marra gjatë turbulencave, 10 persona patën nevojë për trajtim mjekësor në spital.

Shikoni më poshtë pamjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera