Lajme

Momente të frikshme: Oktapodët bijën nga qielli

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 18 June 2018

Shoferët e makinave u tmerruan kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe gjatë një stuhie të frikshme.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë qartazi krijesat e detit të ngecura në xhamat e makinave pasi një mot i çmendur përfshiu qytetin bregdetar të Qingdao në Kinë.

“#seafoodrain” ishte hashtagu më i klikuar online teksa fotot dhe videot nga stuhia u bënë virale, duke treguar shkatërrimin që la pas.

-Advertisement-

Meteorologët thanë se moti i dhunshëm ishte gati të thyente rekord të uraganeve, me erëra që frynin 78 mph. Stuhia besohet se shkaktoi edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit e që më pas i hodhën nëpër rrugë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera