Sport

Modriç: “E gjithë bota bën tifo për ne”

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 14 July 2018

Në konferencën e fundit për shtyp në prag të finales së Kupës së Botës kundër Francës (e diel, ora 17:00) ka folur kapiteni i ekipit kombëtar kroat Luka Modric, shkruan GazetaFokus.

Pyetja e parë e cila e befasoi Modricin.

Gazetari e pyeti se si e përballon mangësin e tij për shkak të lartësisë së tij.

-Advertisement-

“Unë kurrë nuk kam dyshuar në veten time, edhe pse të tjerët kanë dyshuar. Gjithmonë kam besuar se mund të arrijë dhe ja  ku jam sot. Çdo gjë tjetër ishte vetëm motivim ekstra kam treguar se ju nuk duhet të jeni i gjatë për të luajtur futboll”, ka thënë mesfushori i Real Madridit.

“Unë kam kaluar nëpër sfida të ndryshme gajtë jetës, më e rëndësishmja është që nuk duhet të heqni dorë dhe të besoni në veten tuaj. Ka ulje dhe ngritje, por gjithmonë duhet të besojmë në veten tonë. Ne kemi nevojë për të luftuar për ëndrrat e tona”.

Modric është pyetur edhe në lidhje me Topin e Artë, çmimin për futbollistin më të mirë në botë, për të cilin çmim ai  është një nga favoritët.

“Shumë herë e kam përsëritur se unë jami  fokusuar vetëm në suksesin e skuadrës. Ju jeni të lumtur kur je në garë për Topin e Artë, por më e rëndësishme është suksesi i ekipit. Vetëm ne të fitojmë Kupën e Botës …”

Sa është Daliç përgjegjës për suksesin?

“Jemi në finale të  Kupën e Botës. Ai erdhi në një moment të vështirë,  ai na tregoi se ne ende jemi lojtarët të mëdhenj. Dalic ngriti besimin e tij te ne. Ne jemi të kënaqur që ai është këtu. ai tregoi vlerat e tij si trajner dhe si person. Tani e gjithë bota bën tifo për ne”

Pse është Mario Manduzukiç aq lojtar i veçantë?

“Është shumë i rëndësishë për ne. Loja e tij dhe cilësitë janë të padiskutueshme, Karakteri i tij është motivim shtesë për ekipin. Ai shtyn të gjithë ne. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Unë jam i lumtur që goli i tij na dërgoi në finale.  Le të shënoj edhe në finale një “, ka deklaruar Modriç. /GazetaFokus.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera