Rozë

Modelja ukrainase fituese e Miss Japonisë, rindez debatin e identitetit

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 24 January 2024

“Ka pasur pengesa racore dhe ka qenë sfiduese të pranohesh si japonez”, kështu tha Carolina Shiino e përlotur në japonisht pasi u kurorëzua Miss Japonia të hënën.

Modelja 26-vjeçare, e lindur në Ukrainë, u transferua në Japoni në moshën 5-vjeçare dhe u rrit në Nagoya. Ajo është shtetasja e parë japoneze që fiton konkursin, por fitorja e saj ka rindezur një debat mbi atë se çfarë do të thotë të jesh japonez. Ndërsa disa e njohën fitoren e saj si një “shenjë të kohës”, të tjerë kanë thënë se ajo nuk duket si “Miss Japonia”. Fitorja e saj vjen gati 10 vjet pasi Ariana Miyamoto u bë gruaja e parë biracore që u kurorëzua Miss Japonia në 2015.

Në atë kohë, me një nënë japoneze dhe baba afrikano-amerikan, fitorja e zonjës Miyamoto ngriti pikëpyetje nëse një person i racës së përzier duhet të ketë të drejtë të fitojë konkursin. Tani, fakti që Shiino nuk ka prejardhje japoneze ka mërzitur disa në mediat sociale.

-Advertisement-

“Ky person që u zgjodh Miss Japonia nuk është as një përzierje me japonezët, por 100% e pastër ukrainase. Kuptojmw që ajo është e bukur, por kjo është ‘Miss Japonia’. Ku është japonezja?”

“Nëse ajo ishte gjysma japoneze, sigurisht nuk ka problem. Por ajo është etnikisht 0% japoneze dhe nuk ka lindur as në Japoni”, ishin disa nga komentet nw platformwn X.

Të tjerë thanë se fitorja e saj po dërgonte “mesazhin e gabuar” për të tjerët në vend.

“Unë mendoj se japonezët natyrshëm do të merrnin mesazhin e gabuar kur një person me pamje evropiane quhet japonezja më i bukur.”

Të tjerë pyetën nëse zgjedhja e missit të lindur në Ukrainë ishte një vendim politik.

“Nëse ajo do të kishte lindur ruse, ajo nuk do të kishte fituar. Nuk është një shans. Natyrisht, kriteri tani është një vendim politik. Çfarë dite e trishtuar për Japoninë,” pretendoi një person.

Pas njoftimit, Ai Wada, organizatorja ekonkursit Miss Japan Grand Prix, ka thënë se ngjarja “na dha një mundësi për të rimenduar se çfarë është bukuria japoneze”.

Wada shtoi: Pas rezultatit të sotëm, ka një gjë për të cilën jam e bindur… Bukuria japoneze nuk ekziston në pamje, as në gjak, por ekziston fort në zemrën tonë.

Kjo i bën jehonë asaj që Shiino kishte njoftuar në Instagram më herët vitin e kaluar kur mori nënshtetësinë japoneze, duke thënë se “mund të mos duket japoneze”, por mendja e saj ishte “bërë japoneze” sepse ishte rritur në Japoni. Dhe ndërsa pranoi trofeun e saj si Miss Japonia 2024, ajo tha se fitimi i titullit ishte “një ëndërr”.

“Njohuria si japoneze në këtë konkurs më mbush me mirënjohje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera