Rozë

Modelja e njohur shqiptare: Jam martuar e virgjër, e mora burrin me shkes dhe tradita të vjetra

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 08 November 2020

Dorina Mema, e njohur si modele fitnessi ka rrëfyer martesën e saj me babain e vajzës së saj, Irsi, me të cilin, sot është e divorcuar. E ftuar në “N’fermë”, Mema tha se me të është martuar me shkuesi, me tradita të vjetra.

Ajo rrëfeu se ai ka qenë mashkulli i parë për të, pasi ishte e virgjër dhe nuk dilte fare nga shtëpia, përveç frekuentimit të shkollës.

“Martesën e parë e kam pasur me shkes, jam martuar me ato traditat, e virgjër, unë ashtu kam qenë, babai i Irsit ishte i pari për mua. Ne kishim vetëm shkollë dhe shtëpi,”– tha Dorina.

-Advertisement-

Sot, ajo ka dikë tjetër në jetën e saj, të cilin ende s’e ka bërë publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera