Mocioni i mosbesimit, konsiderohet i pamundur rrëzimi i Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 10 June 2023
Iniciativa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për nisjen e një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës ka mundësi të mbetet vetëm si ide. Në partinë e Ramush Haradinajt janë të vetëdijshëm për numrin e votave në Kuvend, por theksojnë se nëse kryeministri Kurti vazhdon me këtë qasje ndaj aleatëve ndërkombëtarë do t’i gjejnë të gjitha mekanizmat që ai të shkojë në shtëpi. Skeptik për rrëzimin e kryeministrit Kurti në rrethanat aktuale janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq në partinë në pushtet konsiderojnë se qeveria është duke bërë punë të mirë dhe është e palëkundshme edhe në Kuvend.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se Kurti ka eskaluar në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçmas me Shtetet e Bashkuara, mirëpo ende nuk i kanë numrat në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
“Për çështje të tilla ne kemi pasur një dakordancë dhe një koordinim, por ne duhet t’i kemi 61 vota. Nëse çështjet do të kishin eskaluar, pasi është hera e parë e historisë së Kosovës që aleatët i kemi kundër. Kosova për herë të parë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për neve kjo është e frikshme, tmerrshme dhe papranueshme. Andaj, nëse vazhdon këtë qasje zotëri Kurti, ne duhet t’i gjejmë të gjitha mekanizmat që kjo qeveri të shkojë në shtëpi”, thekson Kadrijaj.
Përkundër që adreson një mori kritikash ndaj kryeministrit Kurti, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se në rrethanat aktuale është vështirë që ekzekutivi të rrëzohet përmes mocionit të mosbesimit.
“Do të ishte imagjinuese të mendojmë që ne mund të rrëzojmë kryeministrin edhe pse ai nuk po e kryen funksionin e tij si i pari i vendit në asnjë segment të funksionimit të tij… Por, a i kemi ne mundësitë që aktualisht të rrëzojmë kryeministrin? Ai ka marrë të gjithë fuqinë politike, ka fituar mbi 50 për qind të votave të qytetarëve që të bëjë ndryshimin. Në kohën kur ne i kemi mundësitë të shkarkojmë natyrisht. Kërkesa jonë është që ai t’i kryejë obligimet, të cilat i ka marrë nga qytetarët e Kosovës dhe kurdo që krijohen mundësitë dhe kushtet që ne të shkarkojmë kjo as nuk do të diskutohej. Por, në rrethanat në të cilat ne jemi aktualisht mund të duket vështirë e realizueshme që ne t’i kemi numrat që kryeministri të rrëzohet edhe pse ai është i paaftë, i papërgatitur dhe jokompetent në ushtrimin e funksionimit të tij si kryeministër”, shprehet Deliu.
Kritik ndaj këtyre ideve të opozitës në situatën aktuale është deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli.
Ai ngre pyetje ndaj opozitës nëse mocioni do të bëhet në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Neve na intereson ky mocion a do të bëhet në bashkëpunim me Vuçiqin, Radojçiqin apo me kënd. Dihet se 10 deputetët e Listës Serbe janë deputetë që dirigjohen nga Vuçiqi dhe Radojçiqi, na intereson se a do të jenë pjesë edhe ato e mocionit. Kjo është një kundër pyetje se a janë në bashkëpunim me ta. Në këtë drejtim, unë mendoj se qeveria është duke kryer punën e vet. Ne do të jemi në përkrahje të kësaj qeverie, në punën e saj të mirë, gjithmonë duke respektuar edhe miqtë tanë si garantues të pavarësisë, por edhe shikuar edhe interesin tonë si vend dhe qytetarë”, thekson ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar të nevojshme iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pas zhvillimeve në veri dhe kundërshtimit të aleatëve ndërkombëtarë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë mandatin e tyre në objektet komunale. Gjithashtu, edhe për vendosjen e disa masave të SHBA-së ndaj Kosovës, ku njëra prej tyre ishte edhe përjashtimi nga “Defender 2023”.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...