Lajme

MKRS-ja do të siguroj të hollat për ndërtimin e palestrës në Samadrexh

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 04 July 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri kanë inspektuar nga afër punimet e palestrës sportive në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë me ç’rast u zotuan se punimet do të finalizohen me kohë.

Gashi gjatë këtij takimi kërkoi nga operatori mbikëqyrës inspektimin e punimeve, derisa i siguroi se MKRS do të sigurojë fondet për përfundimin e këtij projekti brenda këtij viti.

“Sipas projektit dhe sipas organit mbikëqyrës janë diku edhe rreth gjysmë milionë euro që duhet t’i sigurojmë për ta përfunduar këtë projekt. Ne një pjesë të fondeve e kemi të siguruar por sigurisht edhe me rishikim të buxhetit por edhe me alternativa tjera jemi të zotuar që këtë projekt ta përmbyllim këtë vit dhe fondin do ta sigurojmë deri në tetor, nëntor”, ka thënë  Gashi.

-Advertisement-

Ministri Gashi po ashtu u shpreh se të gjitha projektet që kanë ngecur do i mbështesin që t’i finalizojnë.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me këtë rast u shpreh se kjo palestër sportive është investim kapital për zhvillimin e sportit në këtë komunë.

“Është një objekt kapital sportiv për komunën e Vushtrrisë i cili është i domosdoshëm për të rinjt, për sportistët e komunës sonë, është një objekt modern që do të jetë në funksion të zhvillimit të sportit, sportistëve. Fshati Samadrexhë dhe përgjithësisht ky rajon është i njohur për sportin për hendbollin në veçanti, prandaj ky investim kaq kapital është i mirëseardhur është një investim që do të përfundoj brenda tri viteve tani është viti i dytë dhe besojmë që shumë shpejt do të kompletohet”, u shpreh Tahiri.  KosovaPress  ka tentuar ta marr një përgjigje nga kompania e kontraktuar për ndërtimin e palestrës arysen pse janë ndaluar punimet qe dy muaj, por të njëjtit nuk kanë dashur që të deklarohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera