Lajme

Mitrovicë: Falsifikoi dokumente dhe shiti 30 prona, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 18 January 2023

Një person është arrestuar në Mitrovicë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

A.D, është dërguar në mbajtje për 48 orë si i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve dhe shitjen e 30 pronave, që i takon komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian.

Sipas policisë vlera e pronave kapte vlerën nga 5 mijë e deri në 7 mijë euro.

-Advertisement-

Po ashtu bëhet e ditur se dy të dyshuar të tjerë gjenden në kërkim policor.

“Në bazë të dëshmive të mbledhura dhe intervistave të zhvilluara, hetuesit policorë kanë ardhur në përfundim se ekziston dyshimi  i  arsyeshëm se të dyshuarit E.B. dhe A.D.,  kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i dokumentit’. Me që të dyshuarit gjendeshin jashtë vendi, të njëjtit kanë qenë në kërkim policor deri sot, më 18.01.2023, kur i dyshuari A.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), është ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në ndalje deri në  48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Vlen të ceket se: A.D. dhe E.B., dyshohet se kanë kryer veprat penale “falsifikim i dokumenteve”, ndërsa avokati B.K., dhe ndërmjetësuesi E.J., kanë kryer veprat penal “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera