Më mirë se n’Zvicër
Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 10 October 2017
Shkruan : Agron Mirdita
Në qershor të vitit 1999 kombi ynë korri fitoren më të madhe në historinë tonë. Jo vetëm që shporrëm nga trojet tona njërin ndër armiqtë më të mëdhenj dhe më barbar të kombit, ne në të njëjtën kohë fituam simpatinë, respektin dhe çka është më kryesorja përkrahjen e mbarë botës!
Pothuajse e tërë bota n’a ndihmuan në mënyra të ndryshme; n’a ndihmuan ushtarakisht – patëm në dispozicion arsenalin luftarak të njëzetë e sa shteteve më të mëdha të botës!
Ndihmuan me miliona refugjatë tanë të shpërngulur nga dhuna; shumica prej tyre u kthyen prapa, ndërsa një pjesë të madhe e morën dhe e inkuadruan në vendet e tyre.
Të gjithë u ngritën në këmbë duke u ndihmuar kosovarëve! A je kosovar – të gjitha rrugët i kishe të hapura! N’a ndihmuan në rindërtimin e shtëpive, gjysma e popullit i kishim shtëpitë e djegura. N’a ndihmuan të ndërtojmë instucione dhe shtetin!
Të gjithë shpresonim dhe ishim të bindur se Kosova do të bëhej si Zvicrra. Disa thoshin:
-“Jo Zvicrra s’është asgjë, do të bëhet edhe më mirë se në Zvicërr”!
Sot gati dy dekada më vonë, të gjitha rrugët i janë mbyllur Kosovës!
Edhe autobusët duhet nganjëherë me i ndalë me javë të tëra mos me qarkullu jashtë vendit – nga frika se mos nuk po mbetët kush brenda; përpos klasës elite politike dhe familjarëve të tyre, si dhe disa që kanë ndonjë lidhje me ta, normal se ata mirë e kanë në Kosovën e lirë. Vetëm mërgimtarët po ua prishin nganjëherë kur po vijnë, pasiqë ata nuk po janë të mëvarur nga kjo kastë.
Kastë kjo që u pasurua në korriz të popullit, ai popull që dha çdo gjë që iu kërkua! U pasurua mbi kurriz të atyre që patën idealin e pastër për liri, mbi gjakun e derdhur. E terë Kosova duhet të sakrifikohet që 200-300 familje të jetojnë jo vetëm më mirë se në Zvicërr, por më mirë se në krejt botë!. Duhet t’i mbajmë këta deri sa të thonë:
-“Mjaft se jemi ngopur”
Me këta politikuaj s’bëhet si n’Zvicërr, por bëhët si n’shtalla të Zvicrrës.
Si mund të zhvillohet një shtet pa a ndërtuar asnjë fabrikë serioze e pa krijuar prodhime serioze vendore tash rreth njëzetë vjet…?!
Krejt truri i udhëheqësve është në funksion të asaj se si me kriju ndonjë tender dhe me i marrë 10%-15% !
Nese vjen dikush me investu diçka në Kosovë si me ja marrë se pari 10%-15% e pastaj me ia krye ndonjë punë.
Nese çdo gjë është në funksion të se mbapshtës, si do të shkojnë punët për se mbari?!
Kurrë kush s’mendon për se mbari; vetëm si me vjedh, si me e falimentu atë ose këtë ndërrmarrje shtetërore dhe me i’a shitë ato dikujtë për asgjë, në menyrë që të fusin ndryshimin në xhep!
-“Unë ua solla lirinë”
N’a tha kyepolitikani ynë.
-“Unë ua solla pavarsinë”
N’a tha disa vite më vonë ”
-” Vetëm edhe n’Evropë me iu inkuadru dhe emisioni im përfundon”.
Thu ti që pavarsia dhe liria ishin
-“pite me lakror dhe flia”
Që i ka sjellë nga Broja me n’a i servu në tepsi?!
Dhjetë vite iu deshtë këtij vendi më e bajtë atë mbi supe deri sa u rehabilitua ai?!
Prite tani këtë pasardhësin e tij! Kur bëhen këta dy bashkë s’kan me lanë pa n’a e sjellë edhe ndonjë Vakarrinë.
A mos vallë duhet Kosova t’a bajë barrë edhe këtë mbi supe 10 vite deri sa të rehabilitohet edhe ky?!
20 vjet shkuan prej përfundimit të luftës!
Deri në vitin 2050 po vazhdojmë kështu e tek atëherë t’ia fillojmë për të ndërtuar diçka në këtë vend dhe për këtë popull. T’i rehatojmë këta së pari, kanë kontribuua shumë për këtë tokë dhe e meritojnë.
Çka janë 50 vjet; asgjë s’janë më i humb shteti ynë i ri.
Gjashtë shekujë me radhë e ka gërry Turqia këtu, një shekull Serbia, t’a grryjnë edhe këta një gjysmë shekulli…
Të tjera
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...