Miratohet raporti për buxhetin e vitit 2016
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 01 December 2017
Me 47 vota për dhe 17 kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar gjatë seancës së djeshme raportin financiar për buxhetin e Kosovës për vitin 2016.
Kuvendi gjatë së mërkurës miratoi edhe disa projektligje e raporte të tjera, duke përfshirë këtu edhe atë të Bankës Qendrore për vitin 2016.
Ministri i Financave Bedri Hamza, duke prezantuar raportin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016, bëri të ditur se pjesa më e madhe e buxhetit është shpenzuar për paga (544.8 milionë euro gjithsej).
Ai më tej tha se mbi 1 miliard e 700 milionë kanë shkuar për pagesa, kurse mbi 400 milionë për shpenzime kapitale. “Pranimet gjatë vitit 2016, duke përfshirë huamarrjen ishin 1 miliard e 778 milionë euro. Duke krahasuar me vitin 2015 rritja ishte prej 4 për qind. Janë rimbursuar 38 milionë euro, 175 milionë euro erdhën nga të hyrat jotatimore, të hyrat vetanake ishin 92 milionë euro, tatimi në pronë 25 milionë euro, të hyrat nga taksat 7.7 milionë euro, kurse të hyrat nga dividendi zero”, deklaroi Hamza të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Duke e paraqitur këtë raport ai bëri të ditur se ka pasur rritje në shpenzimet kapitale krahasuar me vitin 2015 për 10,5 për qind.
Ndërkaq deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, pas kësaj tha se nga ky raport del të ketë pasur rritje të numrit të të punësuarve. “PDK-ja e ka shqyrtuar raportin dhe është e mendimit se ky raport e pasqyron rrjedhën e pranimit dhe të shpenzimeve ashtu si e parasheh Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Nga raporti e shohim se ka rritje të numrit të punësimeve mbi atë që është planifikuar në organizatat buxhetore të nivelit qendror dhe lokal”, deklaroi ajo.
Hadërgjonaj me këtë rast tha se një gjë e tillë paraqet shkelje ligjore. “Shohim se ka tejkalim të numrit të të punësuarve, mbi 710 punonjës. Rritja e numrit të të punësuarve mbi numrin e planifikuar është shkelje ligjore”, theksoi ajo.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...