Lajme

Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 16 September 2024

Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.

“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”,  ka deklaruar Anna Luhrmann.

-Advertisement-

Ajo ka deklaruar në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë se Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale.

Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar në Kosovë pikërisht për çështjen e CEFTA, por kishte thënë se nuk ka gjetur gjuhë koordinuese me kryeministrin Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera