Bajrush Xhemaili rrëfen për torturat që përjetoi në burgun e Lipjanit
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 08 November 2024
Dëshmitari/ i dëmtuari Bajrush Xhemaili, duke dëshmuar për torturat që kishte përjetuar si i burgosur në burgun e Lipjanit, tha para Gjykatës Themelore në Prishtinë, se kur ishte dërguar në burg bashkë me të burgosurit e tjerë, aty policët dhe zyrtarët e burgut kishin bërë një kordon dhe bënin sjellje mizore ndaj të burgosurve.
“Përmes atyre rreshtave kanë pas me kalu të burgosurit dhe na godisnin me aq sa mundnin, e mjerë ai që rrëzohet, se nuk të çon askush dhe ashtu rrëzohu e çohu derisa të mbërrish”, ka thënë dëshmitari Xhemaili në seancën e së premtes.
Në këtë rast, Dragisha Milenkoviq po akuzohet se në cilësi të gardianit në burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, ka torturuar në mënyrë ç’njerëzore të burgosurit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Xhemaili, i cili është njëherësh ish-kryetar i Ferizajt dhe ish-deputet, deklaroi se maltrimet kanë vazhduar edhe brenda korridoreve të burgut, ku policët kanë pritur me dy shufra metalike dhe i kanë goditur më shumë tek pjesa e kokës derisa kanë shkuar në qelinë e burgut.
Sipasa tij, në qeli kanë qenë 30 veta dhe se nuk ka pasur as rregulla e as rend.
“…. aty nuk ka pasur rregulla, kemi qenë rob, as rend shtëpie, as bukë s’ka dhënë kush”, tha ai.
Dëshmitari Xhemajli ka deklaruar se trajtimi ka qenë shumë i rëndë dhe i kanë pasur vetëm dy dyshekë dhe ¼ e bukës dhe një tas me një lloj supe për pesë veta, duke e ndarë disi mes vete.
I pyetur nga prokurori special Atdhe Dema, dëshmitari Xhemajli tha se nuk i kujtohet nëse e ka parë tani të akuzuarin Dragisha Milenkoviq në burgun e Lipjanit, pasi që nuk ka qenë i përqendruar se kush ka qenë.
Mirëpo, tha se ka dëgjuar nga të tjerët se Milenkoviq i kishte torturuar. Tha se drejtor i burgut ka qenë Ljubomir Çimburoviç.
Xhemaili tha se kordoni në të cilën kanë kaluar në burgun e Lipjanit ka qenë diku rreth 30 metra me mbi 50 persona me uniforma dhe se shumica dërmuese kanë qenë gardianë, të cilët kanë qenë shumë mizorë.
Aktakuza e ngritur më 26 dhjetor 2023 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Dragisha Milenkoviqin se në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Ljubomir Çimburoviç, ish-drejtor i Burgut të Qarkut në Prishtinë, Predrag Bradiq dhe Milivoje Iviq, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, kabllo elektrike, gypa të ujit, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke iu shkaktuar lëndime trupore, ashtu siç e shpjegojnë vetë viktimat, se pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për gati një javë, i kanë kanosur seriozisht për jetë e si pasojë e kësaj dhe rrahjeve të vazhdueshme kanë pësuar gjendje ankthi dhe frikë.
Aktakuza thotë se Milenkoviq, nga 24 maj 1999 deri më 10 qershor 1999, në Burgun e Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve në fjalë Çimburoviç, Bradiq dhe Iviq, pasi i kanë transferuar të burgosurit shqiptarë nga Burgu i Dubravës në Burgun e Lipjanit, fillimisht kishin formuar kordon në hyrje të burgut nga të dyja anët, ku të burgosurit ishin detyruar që të kalonin përmes kordonit, e pastaj kishin filluar që t’i godasin me mjete të ndryshme si shkop gome, grushte e shqelma.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pas kësaj në mënyrë sistematike kishin keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar, shkaktuar lëndime trupore dhe siç e shpjegojnë vetë viktimat, pas këtyre rrahjeve kishin pasur dhimbje të mëdha në gjithë trupin, dhunë psiqike, i kanë lënë pa ngrënë për ditë të tëra, i kanë ofenduar e sharë dhe i kanë kanosur seriozisht për jetë se do i vrasin të gjithë, veprime këto të cilat kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike tek ata.
Me këtë, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.
Milenkoviq ngarkohet edhe se në shtëpinë e tij më 21 qershor 2023, në Graçanicë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, policia ka gjetur një pistoletë, fishekë, karikatorë, thikë, shufër metalike.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Këta janë kandidatët kryesor për Kancelar të ardhshëm të Gjermanisë
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjed...
-
Lladrovci: Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!
Me rastin e ngritjes së akuzës së re në Hagë, kundër Hashim Thaçit dhe të tje...
-
Devolli Corporation sërish me rekorde – punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK
Devolli Corporation ka arritur sërish një sukses të jashtëzakonshëm duke u sh...
-
Osmani sot merr pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame me ftesë të Macron
Presidentja Vjosa Osmani sot do t’iu bashkohet liderëve nga e gjithë bota për...
-
Ambasada amerikane: Departamenti i Shtetit po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se...
-
Bislimi takon Carpenter: Kosova konstruktive, sulmi në Varagë të Zubin Potokut tregon se Serbia s’është e gatshme për normalizim
Zv.ministri Besnik Bislimi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin e l...
-
Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegseth
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruar...
-
Policia e Kosovës jep detaje se si u arrestua ukrainasi që tentoi t’i korruptojë me 50 euro
Policia ka njoftuar se një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufiare ...
-
Ganimete Musliu: Parlamenti urgjentisht të mblidhet për Specialen dhe t’u thotë STOP përndjekjeve politike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuve...
-
Sulmi në Ibër Lepenc, temë diskutimi mes Bislimit dhe zyrtares së lartë amerikane
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëv...
-
Supremja ia heq dënimin me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhit, i cili u dënua për vrạsjen e një 15 vjeçari dhe babait të tij
Gjykata e Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës...
-
Organizohet pritje për kthimin e Sokol Bashotës nga Haga
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë pritje për ish-anëtarin ...