Lajme

KEK në operim me katër njësi të termocentraleve për dimër

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 08 November 2024

Korporata Energjetike e Kosovës  njofton se aktualisht operon me katër njësi prodhuese – dy njësi të TC Kosova A dhe dy të TC Kosova B, duke garantuar kapacitet të qëndrueshëm prej rreth 750 MË/h.

Më tej bëhet e ditur se KEK ka përfunduar revizionet dhe riparimet për vitin 2024, për të siguruar siguri dhe efikasitet në prodhimin e energjisë, posaçërisht për sezonin dimëror.

Ndërkohë, për furnizimin dhe ndihmën ndaj konsumatorëve, KEK udhëzon këta të fundit që të drejtohen te institucionet përgjegjëse për këtë fushë veprimtarie.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera