Lajme

Haradinaj i kërkon mbështetje Italisë për anëtarësim direkt në NATO

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 08 Nëntor 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot ambasadorin italian, Antonello De Riu, me të cilin diskutuan rreth situatës politike në vend.

“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, duke vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Lideri i AAK-së theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të fortë.

-Advertisement-

“Mes Kosovës dhe Italisë është ndërtuar një partneritet i fortë, të cilin duhet ta thellojmë më tej drejt qëllimit tonë për anëtarësim direkt në NATO përmes Planit Aksional”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy