Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 16 September 2024
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për të gjetur zgjidhje.
“Bllokimi i organizatës rajonale CEFTA rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej në bashkëpunimin tonë rajonal”, ka deklaruar Luhrmann.
Ajo tha se “Kosova duhet të jetë konstruktive për të gjitha çështjet rajonale”.
Luhrmann është takuar sot me presidenten Vjosa Osmani.
Në takim “u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë”, siç thuhet në komunikatën e Presidencës.
Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit, njoftoi Presidenca.
Po ashtu, në takim thuhet se u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast “Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces”, thuhet në komunikatë.
“Presidentja Osmani, në prag të lansimit zyrtar të Qendrës Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka shprehur rendësin e rritjes së partneritetit me Gjermaninë për iniciativa të përbashkëta të cilat kanë për qëllim avancimin tutje të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet në komunikatë.
Gjermania ka kërkuar të gjendet një mundësi që Kosova t’i largojë masat e sigurisë për mallrat serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të mbetet jashtë Procesit të Berlinit.
Ai thotë se “nëse Kosova e bllokon CEFTA-n do të jetë shumë e vështirë që t’i bashkëngjitet pastaj Planit të Rritjes dhe qasjes në tregun e BE-së”.
Osmani ka konfirmuar së fundmi se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit.
Të tjera
-
Dështon mbledhja e komisionit hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore
Në mungesë kuorumi dhe mos pjesëmarrjes së deputetëve nga pozita, ka dështuar...
-
Arben Vitia i uron shërim të shpejtë Mimoza Kusari-Lilës, bën thirrje të shtohen kontrollat për mamografi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka uruar shërim të shpejt shefes së G...
-
“Brezovica 1”, zyrtari i Ministrisë së Ambientit dënohet me 5 mijë euro gjobë pasi pranoi fajësinë
Mustafë Hyseni, pasi e ka pranuar fajësinë, u dënua të premten me 6 muaj burg...
-
Muja i sigurt: Çdo sondazh e qet VV-në mes 49,3 dhe 49,8 për qind
Armend Muja, deputet i Vetëvendosjes, ka komentuar sondazhet e përfolura së f...
-
Bashkimi Demokratik regjistrohet si partia më e re në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për regjistri...
-
Bajrush Xhemaili rrëfen për torturat që përjetoi në burgun e Lipjanit
Dëshmitari/ i dëmtuari Bajrush Xhemaili, duke dëshmuar për torturat që kishte...
-
Mbi 13 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Ko...
-
Zubin Potok: KFOR-i gjen veturën me birra, vozitësi iku
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Bubë në Zubin Potok, në një v...
-
“Ia qojmë një djalë të ri e të bukur…”, Tomë Gashi me gjuhë të ulët ndaj Grenellit
Avokati Tomë Gashi, i cili njihet për mbështetjen ndaj VV-së, është lëshuar n...
-
UP-ja s’merr parasysh kërkesat e studentëve për afatet, vazhdon bojkotimi i mësimit
Kërkesa e studentëve për afatet shtesë të prillit dhe nëntorit nuk është marr...
-
Gërvalla e Landsbergis flasin për sfidat e sigurisë në rajon e Evropë
Situata e sigurisë në rajon dhe Evropë ishte në fokus të diskutimeve të minis...
-
Haradinaj i kërkon mbështetje Italisë për anëtarësim direkt në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot...