Ministrja Balluku: Çdo tepricë të energjisë në Shqipëri sigurisht se e çojmë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 16 August 2022
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, ka thënë se çdo tepricë të energjisë elektrike në Shqipëri sigurisht se Korporata Energjetike e Shqipërisë do të ia dërgonte Korporatës Energjetike të Kosovës.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se tashmë edhe vendet më të zhvilluara janë duke u përballur me një krizë energjetike dhe se Shqipëria dhe Kosovë nuk përjashtohen nga një krizë e tillë.
“Kosova dhe Shqipëria kanë kohë që bashkëpunojnë në fushën energjetike. Ky është një vit shumë i vështirë sa i përket krizës energjetike. Çmimet kanë arritur rekord të paimagjinueshëm dhe për këtë arsye besoj se nuk ka ndonjë vend në Evropë që gjendet në pozitë të favorshme sa i përket energjisë”.
“Prej kohësh në kemi ndërtuar një marrëdhënie të ndërsjelle. KEK dhe KESH bashkëpunojnë mirë dhe nuk është hera e parë që i gjendemi njëri-tjetrit”.
“Në ditë të vështira Shqipëria është me Kosovën. Ne do të bëjmë më të mirën për vëllezërit tanë, por duke iu përgjigjur edhe kërkesave të Shqipërisë”.
“Çdo tepricë gjatë stinës së dimrit, sigurisht se ne do ta çonim në Kosovë para se ta dërgonim për shtije. Tashmë flitet për një ndihmë humanitare. Kur është puna te Kosova nuk besoj se është ndonjë shqiptar që thotë shiteni dhe mos e dërgoni në Kosovë”.
Të tjera
-
Idetë e Mergim Lushtakut “mollë sherri” në Vetëvendosje
Heqjen e ndalesës për importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet kateg...
-
Dervishaj: Edhe Runiku mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
SHBA/ Tarifat për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina pritet të hyjnë në fuqi më 1 shkurt
Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për të vendosur t...
-
Ahmeti nga tubimi në Suharekë, Rogovë dhe Përdrini: Po vazhdon një fushatë e jashtëzakonshme e kandidatit tonë për kryeministër Lumir Abdixhiku
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka vazhd...
-
Daut Haradinaj alarmon për votat e diasporës: Shoferët e MPJ’së do t’i transportojnë, çelësin e fletëvotimeve në Zvicër e ka i deleguari i Gërvallës
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ftuar në Pressing në T...
-
Shenoll Muharremi tallet me deklaratën e Mimoza Kusarit, “sa vota po i do kryeministër”
Njohësi i integrimeve, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status në rrjetin...
-
Daut Haradinaj i kthen përgjigje Donika Gërvallës: Boll është boll, nuk do ta tolerojmë gjithë jetën këtë gjuhë ofenduese
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj of...
-
Jeta Rafuna: Keqekolla dhe Prapashtica i thanë Po ndryshimit të madh me 9 shkurt
Jeta Rafuna, kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Ko...
-
Lushtaku: Me Bedri Hamzën kryeministër zotohemi se Kosovën do ta bëjmë 100 herë “Ma mirë ”
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Gashi nga takimi në Llap: Energjia dhe përkushtimi i tyre janë dëshmi e qartë se ndryshimi po vjen
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër...
-
Gashi e Bekteshi nga takimi me banorët e Breznicës: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Dervishaj: Edhe Skenderaj mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...