Fokus

Ministria e Xhelal Sveçlës nënshkruan një kontratë prej gjysmë milion euro

Autori: Elvira Haxhiu 13:53 | 11 May 2023

Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar një kontratë për ngritjen e kapaciteteve në infrastrukturën e qendrës së të dhënave shtetërore.

Edhe pse nuk janë dhëne detaje specifike kjo kontratë i ka kushtuar ministrisë së drejtuar nga Xhelal Sveçla, hiç më pak se gjysmë milioni euro, përkatësisht 572 mijë e 137 euro.

Operatori ekonomik i cili është kontraktuar për furnizimi nga MPB-ja është “Infosoft Systems”, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Derisa kohëzgjatja e kontratës është paraparë që të jetë për 12 muaj.

Nga pesë tender të pranuar fillimisht Ministria e Punëve të Brendshme ka përzgjedhur dy prej tyre si të përgjegjshëm.

Prej tyre ka zgjedhur tenderin me çmimin më të ulët, përkatësisht me vlerë prej 572,137.07 euro ndërsa ofertuesi i dytë për kryerjen e këtyre punëve ka kërkuar 577,268.03./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera