Fokus

Ministria e Punëve të Jashtme hap tender 700 mijë euro për blerjen e biletave të aeroplanit

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 25 June 2024

Ministria e Punëve të Jashtme ka hapur një tender për blerjen e disa biletave të transportit ajror.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 700 mijë euro, shkruan Gazeta Infokus.

Afati i fundit i kompanive për t’u bërë pjesë e këtij tenderi është 16 korriku.

-Advertisement-

Në njoftimin e bërë në E-prokurimi, MPJD-ja e ka arsyetuar këtë tender me përfundimin e kontratës aktuale.

“Kontrata aktuale është po thuajse në përfundim , gjithashtu gjatë sezonës së verës, MPJD ka disa aktivitete të ndryshme të cilat do të mund të shpejtojnë përfundimin e kontratës”, theksohet në njoftimin e shpalljes së tenderit.

Një nga kriteret e dhënies së kontratës është çmimi më i ulët. /Gazeta Infokus

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera