Ekonomi

Ministria e Rozeta Hajdarit, paguan 72 mijë euro për bileta të aeroplanit

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 26 June 2024

Goxha fluturime me aeroplan pritet të bëhen muajve të ardhshëm nga ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe stafi i saj.

Për këtë kjo ministri ka lidhur një kontratë për bileta avioni me një operator ekonomik.

Për bileta aeroplani ministria e drejtuar nga Rozeta Hajdari ka bërë gati hiq më pak se 72 mijë euro.

-Advertisement-

Për këto shërbime të nevojave të MINT-it, është nënshkruar kontratë më agjencinë turistike “AS TRAVEL CLUB”, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bëtë e ditur në njoftimin e bërë nga E-prokurimi derisa është bërë e ditur se kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj.

Se për ku do të fluturoj Rozeta Hadari dhe stafi i ministrisë nuk janë dhënë detaje. Ndërkaq, vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 75 mijë euro, derisa nuk dihet se për sa bileta ajrore gjithsej bëhet fjalë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera