Akuzat e banorëve për zhurmë, pluhur e dallavere në shpronësime të fshatrave Shipitullë e Graboc, vjen reagimi i KEK-ut
Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 26 June 2024
Në një storie të realizuar nga Gazeta Infokus banorë e përfaqësues të fshatrave Shipitullë dhe Graboc akuzuan Korporatën Energjetike të Kosovës për disa shkelje në procesin e shpronësimit si dhe mbylljen e rrugës që sipas tyre kjo i la ata të izoluar.
Përveç këtyre përfaqësuesi i fshatit Shipitullë, Fatmir Mjekiqi akuzoi KEK-un se ka shkelur ligjin duke e afruar ekskavatorin 140 metra afër shtëpive.
E këtë po e quan të pavërtetë, zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli i cili ka deklaruar se aktiviteti minerar me ekskavatorë është në këtë afërsi.
Bucolli për Infokus ka shtuar se KEK-u është duke respektuar të gjitha ligjet në fuqi.
“Korporata Energjetike e Kosovës fillimisht ju bënë me dije se nuk është e vërtet se aktiviteti minerar me ekskavator për zhvendosje të masave të djerrinës është në atë afërsi. Ne fakt, Divizioni i Prodhimit të Qymyrit (DPQ) respekton saktë ligjet në fuqi e veçanërisht Ligjin për Miniera dhe Minerale dhe Plotësim ndryshimin e tij”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket kërkesës së vazhdueshme të banorëve për shpronësim dhe zhvendosje totale të këtyre fshatrave, Bucolli ka thënë se shpronësimi i pronave që janë afër punimeve i tejkalon kompetencat e kësaj korporate.
Ndërsa për akuzat e banorëve se KEK-u me mbylljen e rrugës që i lidhte këto fshatra me komunën e Obiliqit, ata kanë mbetur të izoluar, zëdhnësi i KEK-ut deklaron kjo është bërë për të evituar rrezikun që banorët mund të kishin nëse do të kalonin në këtë rrugë ku shumë afër gjenden punimet për mihjen e re.
“Fillimisht duhet të keni të qartë se ajo rruge është mbyllur pas vlerësimit zyrtar të institucionit përkatës dhe me qëllim të marrjes së masave për të parandaluar rrezikun real për komunitetin që ka frekuentuar atë rrugë, pra KEK nuk ka pas zgjidhje tjetër përveç mbylljes se asaj rruge. Megjithatë, KEK për lehtësimin e qarkullimit dhe me kërkesë të komunitetit si rrugë alternativë në të njëjtën kohë ka hapur rrugën nga fshati Bardhi i Madh e cila kalon nëpër miniera dhe lidhet me fshatin Palaj dhe për këtë ka njoftuar opinionin dhe komunën” , ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Bucolli.
Bucolli ka thënë se shpronësimi i shtëpive e fshatrave përreth duke mos e përfshirë Shipitullën e cila gjendet në qendër të tjerat janë në proces të shpronësimit.
“Procesi i punës në Korporatën Energjetike të Kosovës është kontinual 24/7 dhe 365 ditë në vit. Përveç shtëpive të Shipitullës qendër, për të cilat siç u cekë më lartë i tejkalojnë kompetencat e KEK-ut, të tjerat shtëpi apo fshatra me kohë vlerësohen dhe shpronësohen. Sa për dijeninë e juaj tash e dy muaj presim aprovimin e PVZH, dokument ky i punuar për shpronësimin e një sipërfaqe prej mbi 100 haz” ka thënë Bucolli për Infokus.
Kujtojmë se Gazeta Infokus ka raportuar ekskluzivisht edhe për një letër urgjente me të cilën Komuna e Obiliqit, konkretisht Drejtoria e Mjedisit i është drejtuar, kryeministrit, Albin Kurti, kryeshefit të KEK-ut, Bekir Gergurit dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca për tu ofruar sa më shpejt një zgjidhje këtyre banorëve.
Më pas banorët edhe protestuan para qeverisë së Kosovës me parullat “krejt dhe drejt nuk është kryeministër” duke kërkuar shpronësimin e të gjitha shtëpive në këtë zonë.
Ndiqni storien e realizuar në këto fshatra në të cilët banorëve u është bërë e pamundur jeta për shkak të zhurmave gjatë natës, pluhurit e punimeve të vazhdueshme:

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































