Ministria e Jashtme notë verbale ndaj Britanisë së Madhe për deklaratat ndaj shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 17 January 2023
Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith, i është dorëzuar notë verbale nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë për komentet që ka bërë ndaj emigrantëve shqiptarë ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick.
Ministria e Jashtme njofton zyrtarisht se përmes kësaj note verbale, “shprehet shqetësimi për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick”.
“Ministria e Punëve të Jashtme theksoi se kjo retorikë e përsëritur cënon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit britanik Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut edhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.
Kujtojmë se ministri britanik për Emigracionin deklaroi disa ditë më parë se “jam këtu për të parë dëbimin e emigrantëve shqiptarë. Autobusët sapo janë nisur drejt aeroportit dhe në mëngjes ata do të jenë në Tiranë. Stafi ynë po punon për t’i gjetur shqiptarët, për t’i arrestuar, për t’i sjellë në aeroport dhe kthyer në Tiranë. Këta janë jo vetëm emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm të dënuar për drogë”. /tvklan.al/

Të tjera
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...
-
Rihapet rruga për në Merdare, përfundon bllokada e protestuesve serbë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikë...
-
Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:...
-
S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri
Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë re...
-
Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në cere...