Ekonomi

Ministria e Financave e kundërshton propozimin e AAK-së për 100 euro për secilin qytetarë e quan propozim të pa menduar

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 06 April 2020

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka propozuar një projekt që secilit qytetar të Kosovës t’i ofrohen nga 100 euro si ndihmesë kur vendi është bllokuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Por këtë propozim të AAK-së, zëvendësministëri në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi, e ka quajtur si të pa bazë dhe të pa menduar mirë.

Në një intervistë për Gazeten inFokus, Krasniqi tha se kjo po bëhet për interesa politike.

-Advertisement-

“Propozimi i AAK-së, është i pa bazë dhe i pa menduar mirë këso propozime nuk duhen në këtë kohë të pandemisë, pasi që Qeveria e Kosovës më saktë ministria e financave i ka menduar mirë pakot emergjente ku aty do të përfshihen të gjitha ata që kanë nevojë, dhe se nuk duhet të ju jepet para atyre që nuk kanë nevojë”

Krasniqi ka thënë se në fazën më kritike janë bizneset ato duhet të ndihmohen.

“Propozimet e tilla më shumë kanë për qëllim popullzimin sesa rimëkëmbjen e ekonomisë, tani në ketë kohë vëmendje të madhe duhet të ju kushtohet bizneseve ato janë në fazë kritike dhe po largohen punëtorë nga puna kështu që në si qeveri duhet të ju ndihmojmë atyre dhe mos të shtohet numri i të pa punëve”

Krasniqi për Gzeten inFokus, ka thënë detaje edhe si do të ndihmohet secila familje në Kosovë.

 

“Në pakot emergjente ne i kemi futur te gjitha familjet skemës sociale si dhe secila familje në Kosovë nuk do të ketë më pak se 120 euro të hyra”, tha Krasniqi për Gazeten inFokus.

Zëvendësministri bërë thirrje që në ketë situatë të kenë kujdes me propozime të tilla pas që të qytetarët mund te ndikojë negativisht po krijon paqartësi se çka në fakt janë propozimet e çka vendimet.

Gazeta inFokus ka raportuar se nga bizneset e ndryshme shkak i mbylljeve së disa sektorëve janë larguar edhe dhjetëra punëtorë nga puna./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera