Ekonomi

Ministria e Diasporës blen tepih 400 euro

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 20 April 2018

Në Ministrinë e Diasporës e cila udhëhiqet nga Dardan Gashi, nuk blejnë çfarëdo lloj tepihu. Për tu furnizuar me një tepih, kësaj Ministrie nuk po i mjaftojnë as 300 euro.

Ministria e Diasporës ka shpallur tender në vlerë prej afër 400 euro për furnizim me tepih, para këto që do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i vendit. Madje, furnizimi me të po del të jetë urgjent. Vetëm 15 ditë ka kohë kompania për ta sjellë këtë tepih, shkruan Infokusi.com.

Kështu është bërë e ditur përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës , që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kishin ofertuar tri kompani, prej të cilave fitues është shpallur Kompania “Gjini”.

Kontrata është nënshkruar më 19 prill të këtij viti./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy