Ministria e Bujqësisë kritikohet për vonesa në hapjen e aplikimit për mbështetje në programin për zhvillim rural
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 17 November 2023
Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile, CorrWatch, i përbërë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë shprehur shqetësim lidhur me hapjen e vonuar të aplikimit për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.
Thirrja për aplikim është hapur më 31 tetor, por sipas këtyre organizatave kjo është bërë me vonesë.
“Gjatë pesë vjetëve të fundit, thirrja për aplikim për grante nuk është vonuar asnjëherë, duke përjashtuar vitin 2021 ku për shkak të pandemisë COVID-19 nuk kishte thirrje të hapur. Korniza aktuale ligjore që rregullon këtë proces përcakton qartë se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është e detyruar që të miratojë masat përkatëse jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga miratimi i buxhetit për vitin përkatës. Duke konsideruar këtë dhe pas analizës së situatës në praktikë, CorrWatch ka vërejtur që një kërkesë e tillë ligjore nuk është respektuar nga Ministria, duke qenë se Programi Kombëtar për Zhvillim Rural u nënshkrua tetë (8) muaj më pas”, thuhet në reagim.
CorrWatch konsideron se kjo vonesë e aprovimit të Programit mund të ketë pasoja serioze në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe vështirëson seriozisht përgatitjet e mirëfillta të bujqve për aplikim të suksesshëm.
“Ngjashëm, kjo praktikë natyrshëm kufizon transparencën dhe llogaridhënien e procesit në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, MBPZHR po ashtu ka vepruar gabim kur ka vendosur që fillimisht të nënshkruajë Programin dhe jo Udhëzimin Administrativ që përcakton masat dhe kriteret e përkrahjes për zhvillim rural në vitin 2023, i cili në fakt do duhej t’i paraprinte Programit marrë parasysh përmbajtjen e tij”, thuhet në reagimin që është bërë në kuadër të projektit: “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”,
“Duke konsideruar të gjitha këto veprime më lartë, CorrWatch konsideron që hapja e vonuar për aplikim për mbështetje në kuadër të Programit për Zhvillim Rural, reflekton në mungesë të transparencës duke nxitur dyshime rreth mundësisë së keqpërdorimit të parasë publike, ushtrimin e veprimeve të paligjshme gjatë zbatimit të skemës mbështetëse në këtë sektor”, thuhet në reagim.
Përmes këtij reagimi publik, CorrWatch i ka rikujtuar MBPZHR-së peshën e detyrimeve ligjore dhe rëndësinë e zhvillimit rural të drejtë dhe transparent. “Gjithashtu, CorrWatch thekson nevojën për përgjegjshmëri, reflektim dhe përmbushje të menjëhershme të obligimeve ligjore nga MBPZHR, në mënyrë që të sigurohet një mjedis pa korrupsion dhe i qëndrueshëm për të gjithë aktorët e përfshirë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë”, thuhet në reagim.
Të tjera
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...