Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes: Sfida më e madhe këtë vit është ruajtja e paqes

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 01 January 2023

Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq e ka paraqitur kinse të vështirë gjendjen e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Në një intervistë të fillimvitit për Tanjug, ministri i Vuçiqit e përmendi ruajtjen e paqes si një nga “sfidat më të mëdha në vitin 2023”, përcjell Express.

“Sfidat më të mëdha në vitin 2023 do të jenë ruajtja e paqes, lirisë dhe popullit tonë në Kosovë, në mbarë Serbinë, pa na përndjekur dhe poshtëruar askush”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Duke folur për planet për vitin 2023, Vuçeviq tha se ato janë “që të vazhdojë forcimi i Forcave të Armatosura Serbe, të forcohen kapacitetet mbrojtëse”.

Ai tha se gjithashtu planifikon një ndryshim plani në ambientin e ushtrisë serbe.

“Që oficerët tanë të krenohen kur veshin uniformën, të kenë nderin ta veshin, nuk është çështje iniciative legjislative, por e mjedisit të përgjithshëm dhe një marrëdhënie emocionale, jo vetëm një marrëdhënie ekonomike pragmatike, por edhe patriotike dhe sigurisht që ruajmë paqen dhe lirinë”, ka thënë Vuçeviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera