Ekonomi

Ministri që po ruan kuletën e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 29 May 2019

Shpenzimet për darka, dreka, karburante e udhëtime jashtë vendit nuk i kursejnë drejtuesit e institucioneve kosovare.

Mijëra euro lihen nëpër tavolina restaurantesh e pika të shitjes së karburanteve pa ndonjë hezitim.

Por këtu bënë përjashtim një ministër i qeverisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ministri i Financave Bedri Hamza maksimalisht po bënë përpjekje që shpenzimet e parasë publike të bëhen me kujdes.

E këtë përpjekje e ka filluar nga shpenzimet e kabinetit të tij.

Në pasqyrat financiare të shpenzimeve të ministrit Hamza vërehen goxha kursime krahasuar me kolegët e tij në qeveri.

Paga bruto prej 1,461 euro po del të jetë e mjaftueshme për shefin e financave të shtetit të Kosovës.

Nga 6 mijë euro të lejuara për shpenzime te reprezentacionit ministri  financave Bedri Hamza ka shpenzuar vetëm 3,800 euro duke kursyer në ketë linjë rreth 2,200 euro.

Sa për krahasim, në Ministrinë e Punëve të Brendshme për reprezentacion ministrat e AKR kanë shpenzuar 20 mijë euro.

Për 12 muaj të vitit 2018 Bedri Hamza ka kursyer edhe në shpenzime të telefonit.

Për një vit ai ka shpenzuar vetëm 1,160 euro.

Edhe pse çdo dit pune ky udhëton nga Mitrovica në Prishtine dhe anasjelltas shpenzimet e karburantit nuk i ka sikur kolegët e tij në qeveri.

Brenda vitit 2017 ai shpenzoi 2,600 euro për këtë punë.

Edhe për mëditjet për qëndrim jashtë vendit, biletave të aeroplanit e ato të akomodimit ministri Hamza kurseu gogja para krahasuar me ministrat tjerë të qeverisë.

Në emër të mëditjeve jashtë vendit ai ka shpenzuar 3,700 euro, për bileta aeroplani rreth 8 mijë euro, po rreth kaq para edhe për akomodim.

E ky “dorështrëngim” i ministrit Bedri Hamza reflektoi edhe tek kabineti i tij e madje edhe tek zëvendësministrat tjerë.

Duke pare shefin e tyre në ministri të gjithë këta shpenzuan më pak se kolegët e tyre në ministri tjera.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera