Ministri Peci merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Bujqësi Organike
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 26 April 2023
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mori pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Bujqësi Organike e cila u mbajt në Prishtinë, me ç’rast premtoi më shumë përkrahje për fermerët që merren me bujqësi organike, si dhe premtoi shtim të buxhetit për grante e subvencione.
Me këtë rast, ministri i BPZhR-së, Faton Peci e konsideroi bujqësinë si degë të rëndësishme e ekonomisë vendëse teksa tha se bujqësia organike është në mesin e sektorëve që ka potencial të jashtëzakonshëm në Kosovë.
“Bujqësia është një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë kosovare dhe potencial për zhvillim të hovshëm dhe në kuadër të kësaj, bujqësia organike është në mesin e sektorëve që ka potencial të jashtëzakonshëm. Hartimi i politikave të mira janë në përgjegjësi e ministrisë, kur përcillet me angazhimin e fermerëve të devotshëm, të gjitha këto së bashku shndërrohen në energji të fuqishme e cila na garanton produkte cilësore e të shëndetshme për kosovarët. Ne në vazhdimësi analizojmë trendet e politikave të legjislacionit dhe programit që e kemi, si për subvencione apo pagesa direkte dhe programin për grante dhe në kuadër të kësaj që në vitin 2022 kanë pasur tretman të konsiderueshëm, ndërsa në vitin 2023 do të jetë më i përkrahur dhe njëra prej masave që i kemi ndërmarrë në kuadër të Programit për Pagesa Direkte është se e kemi veçuar çdo prodhimtari ose produkt organik duke iu ofruar 100 euro shtesë për secilin hektar të mbjellur”, tha ministri Peci.
Ai gjithashtu tha se në kuadër të granteve kanë qenë në dispozicion 1.2 milionë euro dhe besoj që në kuadër të vitit 2023-2024, kjo shifër monetare do të shkojë drejt rritjes.
Nga ana e tij, kryetari i shoqatës Organika, Fatmir Krasniqi, ka vlerësuar organizatat ndërkombëtare për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.
“Shoqata Organika mund t’u them se takimet e para nëpër Evropë, po mos të ishin organizatat ndërkombëtare nuk do të ishim këtu. Synimi ynë kryesor ka qenë që nëpër vendet evropiane ta ngrisim zërin dhe sot jemi prezentë në shumë shtete”, tha Krasniqi.
Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësues të shoqatave vendore, si dhe nga vende të tjera të rajonit të cilët së bashku patën rastin të shkëmbenin përvojat e gjithashtu edhe të diskutonin rreth mundësive që së bashku të jenë konkurrentë në tregjet ndërkombëtare.
Të tjera
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...