Ministri Peci: Mbështetja për grurin e misrin do të vazhdojë edhe këtë vit
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 12 February 2023
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci këtë të diel ishte për vizitë në fermën e fermerit Emin Gashit në fshatin Sibovc të Obliqit, i cili bashkë me familjen e tij janë të përkushtuar me zell në punën e tyre në bujqësi.
“Duke parë nga afër punën dhe përkushtimin e Eminit dhe 6 vëllezërve të tij, Ministri Peci tha se nuk ka vlerësim a kënaqësi më të madhe për mua si Ministër sesa kur vlerësohesh nga një familje e ndershme e punëtore që i kanë dhënë Kosovës tre ushtarë të UÇK-së e një dëshmor, e që për më tepër kur dëgjon nga ata teksa bëjnë dallimin e mënyrës së drejtimit të sektorit të bujqësisë më parë dhe drejtimit aktual”, ka thënë ministri, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MBPZHR.
“Gjithashtu e njoftova Eminin se edhe këtë vit, mbështetja për drithërat si gruri e misri do të vazhdojë edhe këtë vit; ku përveç sipërfaqes do të përkrahet rendimenti, plehërimi pranveror dhe vlera e akcizës së naftës, ndërsa këtë vit do të krijojmë fond të veçant për rritjen e fondit blektoral”, u shpreh ministri Peci.
Bëhet e ditur se fermeri, Emin Gashi është kultivues i 5 hektarëve me grurë dhe 15 hektarëve me misër, ndërsa në total ka në pronësi 50 hektarë tokë të punueshme. Ai njëherit mbarështon rreth 40 krerë lopë, viça e mështjerra.
Theksojmë, se këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante në Bujqësi 2022, respektivisht Nën-masa e prodhimit të mishit / rritjes së viçave është përkrahur deri tani me 1,098,776.00 euro, ndërsa përmes nën-masës për prodhimin e qumështit dhe lopëve vlera e përkrahjes së projekteve është 497,883.50 euro.
Të tjera
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...
-
Kurti thoshte se tokat e Manastirit të Deçanit qenë kusht urgjent për anëtarësim në KiE, Kosova sot s’qe as në agjendë
Kosova sot përfundimisht nuk arriti të jetë as pjesë e agjendës së Këshillit ...
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...