Ekonomi

Ministri Peci i hyp traktorit, ndihmon bujkun

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 16 April 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është bashkangjitur bujkut Sinan Behrami nga Novolani i Vushtrrisë në mbjelljen e 18 hektarëve patate.

Ai tha se u njoh nga afër me të gjithë procesin, teksa shtoi se pa se si një familje e tërë i përkushtohet arës së vet.

“E gjithë familja Behrami ishin shembull i bujqve të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër”, shkroi Peci.

-Advertisement-

Më tej, i pari i Bujqësisë tha se këtë vit, kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118 për qind, përfshirë këtu, sipas tij, edhe subvencionimin e naftës dhe imputeve për plehërim pranveror.

“E sigurova Sinanin se gjithmonë politikat tona do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor”, ka thënë Peci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera