Ministri i ri i Mbrojtjes u shkruan letër të hapur ushtarëve të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus
19:20 | 17 August 2023
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu është drejtuar me një letër të hapur zyrtarëve të kësaj ministrie si dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ka treguar planet e tij si shef i këtij dikasteri.
Përmes kësaj letre, Maqedonci tha se derisa ishte në shërbim në FSK, ka parë transformim të ushtrisë, me ndihmën e partnerëve kyç të Kosovës. I njëjti është shprehur se synon që ta vazhdojë përmbushjen e objektivave për integrim në strukturat euroatlantike, mes tjerash.
“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri.
Letra e plotë:
Letër drejtuar zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës:
Kam pasur nderin e madh që gjatë gjithë jetës sime t’i shërbej vendit tonë Kosovës, andaj është përgjegjësi dhe nderim shumë i veçantë për mua, që ta marrë përsipër detyrën e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nga Kryeministri Albin Kurti.
Gjatë kohës së shërbimit tim në FSK, falë punës së jashtëzakonshme të ushtarëve, oficerëve dhe stafit civilë kam qenë dëshmitar i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga një forcë me kapacitete të kufizuara, në një ushtri profesionale siç është sot. Duke u bazuar në raportet që kemi krijuar përgjatë periudhash të ndryshme të punës së përbashkët, jam i bindur se do të vazhdojmë të përparojmë në drejtim të përmbushjes së objektivave për tu integruar në strukturat euro-atlantike, për të qenë aleat me peshë i partnerëve tanë dhe për tu bërë nga konsumues të sigurisë në ofrues të sigurisë.
Kemi arritur në këtë pikë përmes punës tonë të pandërprerë e të palodhshme, por gjithashtu edhe bashkëpunimit me NATO-n, me shtetet aleate dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Partnerë këta kyç, me të cilët do të vazhdojmë të punojmë me synim rritjen e bashkëpunimit dhe realizimin e objektivave tona të përbashkëta.
Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Do të vazhdojmë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake, të gatshme për të përmbushur misionin e saj vital në tre pika kyqe: mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile.
Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Me respekt,
Ejup Maqedonci
Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas koh...
-
Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albi...
-
Raportohet për zjarr*vënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë
Raportohet se qytetarët kanë njoftuar dhe publikuar një video per nje zjarrve...
-
Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE
Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e...
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...