Ministri i Arsimit: Asnjë përgjegjësi nuk e kam për rezultatet e testit PISA
Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 06 December 2019
Ministri në largim i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka treguar se si ministrit nuk duhet t’i ngarkohet barra për rezultatin e testit PISA. Ai theksoi se testi PISA është një alarm që duhet t’i zgjojë të gjithë, dhe jo t’i thuhet një ministri se faji është i tij, duke nënvizuar se nëse flitet individualisht, ai nuk e ka asnjë përgjegjësi për këtë rezultat.
“Ne kur e kemi marrë detyrën, ne veç kemi qenë para aktit të kryer, sepse kanë qenë dy apo tre muaj kohe në pyetje”, është shprehur Bytyqi.
“Nuk mund të paramendohet që vetëm për tre muaj të bëhet ndryshim pozitiv në sistemin arsimor”, ka thënë Bytyqi në RTV 21.
Tutje, Bytyqi tha se nëse dikujt duhet t’i hidhet faji atëherë ministri nuk merr asnjë përgjegjësi.
“Nëse flasim individualisht, unë si ministër them se asnjë përgjegjësi nuk e kam për testin PISA 2018”, ka thënë Bytyqi.
Madje ai tha se ne nuk jemi në këtë gjendje me arsimin.
“Ne nuk jemi në këtë gjendje sic është shfaqur Kosova në test. Ne kemi nxënës të mirë dhe mësimdhënës të mirë, faji është te sistemi”, shtoi Bytyqi.
Të tjera
-
Dita e Evropës, pse zgjedhjet e qershorit janë vendimtare për të ardhmen e BE-së
Ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian shënojnë themelimin embrional me Di...
-
Kurti: Duhet të jemi pjesë e familjes evropiane e rrugëtimi ynë të vlerësohet në baza meritokracie
Në Ditën e Evropës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova në vazhdimësi...
-
Osmani pjesë e tyrezës ekonomike në Dallas: I inkurajova që të bëjnë hapa konkret në dobi të ekonomive dhe qytetarëve tanë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Amerikë ka zhvil...
-
Ish-deputetja e PDK-së thotë se la partinë për Limajn: Njerëz si ai i duhen vendit
Aderimi më i ri në partinë politike NISMA, Xhevahire Izmaku ka treguar se si ...
-
Kurti shpërblen sërish Adi Krastën me udhëheqjen e Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar mbi riemërimin e Adri...
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...