Lajme

Ministri i Forcave të Armatosura britanike viziton Kosovën, takohet me krerët shtetërorë

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 30 November 2017

Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster, sot zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministri britanik gjatë ditës do të takojë presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha dhe do të vizitojë FSK-në.

“Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Hon Mark Lancaster viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ministria e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, ora 11:50)” thuhet në njoftimin e FSK-së.

-Advertisement-

“Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Mark Lancaster. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:20)” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster. (Kabineti i Presidentit, ora 8:45, vetëm pamje)” thuhet në njoftimin e Presidences.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera