Lajme

Ministri Damka dhe Kryetari Haliti inauguruan fillimin e punimeve të Projektit “Renovimi i objektit për inkubator biznesi”

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 26 September 2022

Sot me datë 26 Shtator 2022, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka mori pjesë në fillimin e punimeve për Projektin ““Renovimi i objektit për inkubator biznesi” sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Bashkëfinancim në mes MZHR-së dhe Komunës së Vitisë.

Ministri z.Damka dhe kryetari komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizituan objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi, projekt ky  dy (2) vjeçar i bashkë financuar nga MZHR (në vlerë prej 390,000.00€ ).

Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka, theksoi që projekti në fjalë është shembull edhe për komunat e tjera të Kosovës. “Sot jemi këtu të shohim punimet në fillimin e këtij projekti i cili financohet prej Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me Komunën e Vitisë. Ky projekt do të mundësoj aftësimin e rinisë sonë pasi që kemi një mungesë të tillë në tregun e Kosovë, si dhe ky projekt do të ndikojë në zhvillimin socio-ekonomik të komunës së Vitisë.

-Advertisement-

Kryetari i Komunës së Vitisë falënderoi Ministrin z.Damka, i cili theksoi që projekti i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të ndërtohet sipas normave dhe standardeve dhe rrjedhimisht do të mundësohet që gjeneratat e reja të kryejnë punën praktike, të aftësohen dhe të përgatitën me kompetencë për ekonominë e tregut”.

Projekti “Renovimi i objektit për inkubator biznesi” do të përfundoj në fillim të Shtatorit 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera