Lajme

Mimoza Kusari viziton Rexhep Selimin në Hagë, por a e takoi Thaçin, Veselin dhe Krasniqin?

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 03 December 2022

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka vizituar ditën e sotme në Hagë bashkëpartiakun e saj, Rexhep Selimin raporton Gazeta Blic.

Kusari-Lila tha se gjithashtu ka vizituar edhe bashkëluftëtarët e Selimit por pa përmendur me emra se cilët prej tyre.

Tutje ajo theksoi se tek të gjithë ka parë unitet, vullnet dhe besim të palëkundur që nga kjo sfidë do të dalin faqebardhë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Shihemi në Kosovë

Sot vizitova mikun dhe bashkëpuntorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.

Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!

Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë.

Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera