Miliona vende të reja pune: Energjia diellore po bëhet motor punësimi
Autori: Gazeta inFokus
10:23 | 15 July 2021
Në gjithë botën po hapen miliona vende të reja pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore.
Edhe në Gjermani po shtohen panelet diellorë dhe firmat kanë nevojë për punonjës të rinj, raporton DW
“Puna më jep shumë kënaqësi, jam i entuziasmuar dhe mësoj shumë“, thotë Fabian Rojas. Që nga tetori i vitit të kaluar argjentinasi 26-vjeçar punon në një firmë pranë Këlnit, që monton panele diellorë në çati dhe ka katër punonjës. Shefi i firmës René Hegel e punësoi inxhinierin argjentinas, i cili në atë kohë ndodhej për vizitë në Gjermani. Kështu mund të përballohet një pjesë e kërkesës, e cila ka rritje të shpejtë.
“Ne kemi shumë kërkesa, unë shkruaj të paktën gjashtë oferta në javë dhe kemi porosi për katër deri në pesë muajt e ardhshëm“, tregon Rojas për DW. “Klientët duan të prodhojnë vetë energji elektrike, të ngarkojnë makinat elektrike me të dhe të ulin konsumin nga rrjeti. Kjo ndihmon për mbrojtjen e klimës“.
Fabian Rojas bisedon me klientët, planifikon sistemet dhe nganjëherë ndihmon për montimin e tyre në çati. Shefi i tij shet që nga viti 2008 impiante për shfrytëzimin e energjisë diellore. “Fabiani mëson shumë shpejt,” thotë Hegel i kënaqur. “Muajt e ardhshëm ai do të fitojë më shumë përvojë praktike, atëherë gjërat do të shkojnë edhe më mirë“.Gjermania kërkon punonjës
Hegeli dëshiron të punësojë punonjës të tjerë, sepse kërkesa po rritet. Pas një bumi si pasojë e ligjit për energjitë e rinovueshme në fillim të viteve 2000, energjia diellore pësoi një rënie pas vitit 2012 dhe tani po përhapet sërish. Në vitin 2020 në Gjermani u instaluan sisteme të energjisë diellore me një fuqi prej gjithsej pesë gigavat (GW), tendenca është në rritje. Sipas studimeve për të përmbushur objektivin e 1.5 gradëve zgjerimi do të duhet të rritet gjashtëfish, në 30 GW në vit.
Për këtë në industrinë solare nevojiten gjithnjë e më shumë punëtorë, thekson edhe Günther Haug, menaxher në BayWa r.e. Kompania me seli në Mynih ndërton parqe të mëdha për energjinë e diellit dhe të erës në të gjithë botën. Ajo po zgjerohet. Në vitin 2017 BayWa r.e. kishte 1100 punonjës, sot ajo ka 2.700. “Ne kërkojmë specialistë për zhvillimin e projekteve, inxhinierë, ekspertë financiarë dhe njerëz të trajnuar teknikisht për mirëmbajtjen”, thotë Haug.
Për të gjetur dhe mbajtur stafin ne i përgatisim vetë ata, sepse ka shumë pak punonjës të kualifikuar”.
“Momentalisht në Gjermani ka rreth 50.000 vende pune në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore“, thotë Volker Quaschning, profesor për energjitë e rinovueshme në HTW në Berlin. Shumë vetë kërkonin punë të reja për shkak të krizës së koronës. “Ne duhet të veprojmë tani me zgjuarsi, të fillojmë programe trajnimi, për të pasur sa duhet punëtorë të kualifikuar. Përndryshe tranzicioni energjitik do të dështojë për shkak të mungesës së personelit”, thotë Quaschning për DW.
Në vitin 2019 në mbarë botën rreth 11.5 milion vetë punonin në fushën e energjisë së rinovueshme, më shumë se një e treta e tyre në industrinë e shfrytëzimit të energjisë diellore. Kështu thuhet në një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA).
Sipas IRENA investimet për stimulimin e ekonomisë dhe tregut të punës pas krizës se covidit duhet të shfrytëzohen duke pasur prioritet tranzicionin energjitik. “Ne vlerësojmë faktin që çdo dollar këtu krijon tri herë më shumë vende pune sesa në sektorin e energjive me lëndë fosile” thotë drejtori i përgjithshëm Francesco La Camera. “Gjithnjë e më shumë vendimmarrës politikë kuptojnë potencialin e këtyre vendeve të punës“.
Momentalisht në gjithë botën janë instaluar impiante solare me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 850 GW. Ata prodhojnë energji elektrike sa rreth 190 centrale bërthamorë. Energjia diellore është momentalisht më e lira, kështu që studiuesit presin që ajo të zërë vend si burimi më i rëndësishëm i energjisë në botë. Studimet supozojnë, se për një furnizim global me energji neutrale ndaj klimës nevojiten rreth 60.000 GW energji diellore. Për këtë në dekadën e ardhshme industrisë do t’ì duhen më shumë se 60 milion punonjës për prodhimin e moduleve, montimin dhe mirëmbajtjen e impianteve.
Inxhinieri Fabian Rojas në Këln është magjepsur nga energjia e diellit dhe e erës dhe teknologjitë e reja për kursimin e energjisë. Ai rregullisht shkëmben mendime mbi këto tema me një mik argjentinas, i cili ndërton sisteme diellore në SHBA. “Energjia diellore nevojitet në mbarë botën dhe prandaj kudo kërkohen njerëz të kësaj fushe“, thotë Rojas. Kjo vlen për Evropën, ashtu edhe për Azinë dhe vendlindjen e tij Amerikën e Jugut./ DW

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...































