Ekonomi

Miliona euro për objekte qeveritare

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 03 March 2019

Projekti “Blinaja” do kushtojë rreth katër milionë euro, e rezidenca e presidencës kap shifrën dy milionë euro.

Presidenca e Kosovës, për vite të tëra është e vendosur në objektin e Kuvendit.

Por, kjo zyre e rëndësishme për vendin nuk do të qëndrojë edhe për shumë gjatë në këtë vend.

-Advertisement-

Brenda tre vitesh është paraparë që Presidenca të kalojë në një objekt të ndërtuar enkas për të.

I tërë projekti do të kushtojë 2 milionë euro, ndërsa kjo godinë do të ndërtohet në Hajvali atje ku është paraparë që të ndërtohet edhe kompleksi i objekteve qeveritare.

Ndërkohë, për këtë vit për të ndërtuar këtë ndërtesë janë ndarë 500 mijë euro. Ndërsa e njëjta shumë do të ndahen edhe në tri vite të tjera buxhetor.

E në këtë zonë do të ndërtohet edhe kompleksi i ri qeveritar.

Por, për të janë ndarë tani për tani janë ndarë vetëm 710 mijë euro.

E pa investime nuk do të mbesin as objektet ekzistuese të qeverisë.

Kështu në Kompleksin Rilindja, do të rinovohen anekset B, C dhe D  që do të kushtojnë rreth 43 mijë euro .

E një projekt që do i kushtojë Qeverisë rreth katër milionë euro është ai i Blinajës.

Në këtë rezervat natyror të gjuetisë do të ndërtohet një qendër protokollare.

Investime në infrastrukturë do të ketë edhe Agjencia e Inteligjencës.

Ndërkohë, disa sqarime për investimet në objekte qeveritare kanë dhënë nga Ministria e Administratës Publike.

Ndërkohë Ministria e Administratës Publike, është marr vesh me Komunën e Prishtinës për të shfrytëzuar hapësirën e tokave në Hajvali, raporton T7.

Përmes një memorandumi mirëkuptimi, Komuna i ka dhënë qeverisë tokën prej një periudhë prej 99 viteve.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy