Sport

Milani së bashku me Realin dhe Barcelonën po dominojnë botën

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 09 August 2017

Milan nuk është momentalisht në Champions, por Championsi po e pret. Kuqezinjtë janë aq deçiziv në Ligën e Kampionëve saqe pavarësisht se bën 11 vite pa e shijuar këtë trofe ata përsëri janë mbi dy ekipet që po e dominojnë botën që nga koha e rënies së kuq e zinjve.

Barcelona dhe Milani, dominojnë garën me pesë super kupa secili, tani janë vetëm një përpara Real Madridit pas fitores së tyre kundër Manchester United në Shkup. Merita e këtij ekipi të Los Blancos është se ata kanë fituar tre nga katër Super Kupat e tyre vitet e fundit, pasi mundi Sevillan në dy edicionet dhe Manchester United të martën, përcjell Albeu.com.

Të parën ata e arritën në vitin 2002 kundër Feyenoord. Super Kupa filloi në vitin 1972 dhe në këtë kohë, Real ka marrë pjesë në gjashtë finale, duke humbur dy; Chelsea në vitin 1998 dhe kundër Besiktas në vitin 2000.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera