Sport

Milani me dy raste me koronavirus para takimit me Romën

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 26 October 2020

Milani dhe Roma sonte takohen në kuadër të javës së pestë në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Por, gjatë ditës së sotme ‘Rossonerët’ kanë njoftuar edhe për dy raste pozitive me koronavirus.

Donarumma dhe Hauge janë dyshja e infektuar, teksa lajmin e ka bërë të ditur drejtori i klubit, Antonio Vitiello.

-Advertisement-

Vitiello ka deklaruar se ka edhe pjesëtar të tjerë të stafit të cilët janë të izoluar, mirëpo nuk kanë asnjë simptomë.

Kujtojmë që vendimi i marrë nga autoritetet italiane për lejimin e 1000 tifozëve në stadium është tërhequr për shkak të rritjes së numrit të rasteve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera