Sport

Milan – Zhegrova, konfirmohet lajmi i madh

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 19 January 2019

Milani duket se e ka seriozisht për Edon Zhegrovën, që po quhet si “Messi i Kosovës” edhe në mediat italiane.

Pas raportimit të “Calciomercatos” para disa ditësh për interesimin e klubit kuqezi për kosovarin, së fundmi portali i afërt me Milanin, “Ilmilanista.it”, ka shkruar se negociatat janë në proces, përcjellë Gazeta Olle.

“Milani po punon për ardhjen e dyfishtë, negociatat janë në proces. Kuqezi pritet të vishen Piatek dhe Zhegrova”, thuhet mes tjerash aty.

-Advertisement-

Nuk dihet ende vërtetësia e lajmit, pasi duke qenë në afatin kalimtar ka shumë spekulime rreth lëvizjes së futbollistëve.

Mirëpo, ajo që duket e sigurt është largimi i Zhegrovës nga Genku.

Skuadra belge vazhdon ta injorojë, herë duke mos e ftuar fare në ndeshje e herë duke e lënë në stol.

Zhegrova po e pret lajmin e madh dhe më pas të bëjë gati valixhet e të largohet, mirëpo e di shumë mirë që në destinacionin e ardhshëm duhet të jetë shumë më serioz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera