Milan synon Ibrahimovic në janar
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 03 October 2018
“Corriere della Sera” jep një lajm sugjestionues për tifozët e Milanit. Sipas kësaj të përditshmeje italiane, drejtuesit e skuadrës kuqezi po mendojnë për kthyer në Serinë A Zlatan Ibrahimovicin, më qëllim arritjen në fund të sezonit në katër vendet e para, çka do të siguronte pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm në Champions League.
Një informacion që shpërndahet pikërisht me rastin e 37-vjetorit të lindjes së sulmuesit suedez, i cili aktualisht është pjesë e Los Angeles Galaxy në MLS.
Edhe pse duhen edhe tre muaj që të hapet merkatoja e janarit, në shtëpinë kuqei po zien gjithnjë e më shumë ideja për rikthimin në “San Siro” të Zlatanit, me të cilin në organikë Milani ka fituar për herë të fundit titullin në Serinë A në vitin 2011.
Ideja për të tentuar Ibran mësohet se ka lindur nga kërkesa e trajnerit Gattuso për një tjetër sulmues “pykë”, i cili do të ishte një mbështetje e madhe për Gonzalo Higuainin dhe Patrick Cutronen. Qëllimi është për të shkuar sa më larg të jetë e mundur në Europa League, trofe, që nëse do të fitohet, siguron pjesëmarrjen në Champions.
Marrëveshja mes Ibrahimovicit dhe Los Angeles Galaxy përfundon në vititn 2019, por nuk përjashtohet mundësia që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për një lamtumirë më të shpejtë. Ideja e Milanit është të nënshkruajë me gjigantin suedez kontratë 6-mujore. Në Amerikë, Ibra fiton 18 mijë euro në javë, shifër që nuk e tremb Milanin, ndërsa nga ana fizike është më se i përshtatshëm për futbollin italian, edhe pse është 37-vjeç. Në MLS me Galaxy ka arritur të shënojë 20 gola në 24 ndeshje. Suedezi do të kthehej me shumë kënaqësi në Milano, pasi e njeh mirë ambientin, por do të ishte dhe një lloj parapërgatitje për një aventurë të fundit te Malmoe në Suedi, aty ku e ka nisur karrierën, para se të varë përfundimisht këpucët në gozhdë.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...
-
Një muaj paraburgim për anëtarin e grupit famëkeq “Albkings” që shpërndau numrat telefonikë
Gjykata Themelore në Prishtinë caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehu...
-
Kurti, Vuçiq, Rama, O’Brien mblidhen në Mal të Zi në Samitin Rajonal të liderëve, kjo është agjenda
Samiti Rajonal i liderëve do të mbahet në Kotor të Malit të Zi më 15 dhe 16 m...
-
Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pran...
-
Haziri: Ballafaqimi i Kurtit për anëtarësimin në KiE është humbje për Kosovën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se balla...
-
Zgjedhjet në Maqedoni: Afati për ankesa në KSHZ përfundon pak para mesnatës
Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni t...
-
Dërgohen në Finlandë mostrat biologjike të terror*istëve të Banjskës
Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale i kanë dërguar ...
-
Sveçla: Vetëm sot 29 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët ilegal në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në ditën e parë,...
-
Tetë vite burgim për serbët që kultivuan kanabis në laboratorë në veri, një tjetër akoma në arrati
Ivan Slaviq dhe Redenko Keseroviq janë dënuar me gjithsej tetë vite burgim, p...