Sport

Milan nuk ia arrin me një lojtar më pak, e mposht Monza në minutat e fundit

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 18 February 2024

Skuadra e AC Milan ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Monzas, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Brianteo” dhe u mbyll me rezultatin 4:2, shkruan Indeksonline

Monza i befasoi “kuqezinjtë” qysh në pjesën e parë, pasi në minutat e fundit të 45 minutave të para shënoi dy gola me anë të Pessina dhe Dany Mota-s.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë, punët për ekipin e Stefano Piolit u përkeqësuan, pasi Luka Jovic u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse me një lojtar më pak, Milan arriti ta barazonte rezultatin në 2:2 me golat e shënuar nga Giroud dhe Pulisic.

Por, festa e golit të barazimit nuk zgjati shumë, pasi Bondo shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë tri pikë të mëdha klubit të tij.

Golin e fundit në këtë ndeshje e realizoi Colombo.

Me këtë humbje, Milan mbetët në pozitën e 3-të me 52 pikë, kurse Monza në pozitën e 11-të me 33 pikë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy