Sport

Miku i Maradones tregon për kohën kur legjenda nisi të merrte kokainë

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 03 December 2020

Diego Armando Maradona vdiq të mërkurën e kaluar në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta inFokus.

Argjenstinasi do të mbahet mend gjatë si një ndër më të mirët e historisë së futbollit.

Por, kjo është e vetmja arsye pse Maradona do të kujtohet. I ndjeri do të mbahet mend edhe për skandalet që e kishin përcjellur gjatë karrierës së tij.

-Advertisement-

Diego ishte i akuzuar për pedofili, dhunë dhe abuzim me drogat.

E për këtë të fundit ka treguar miku i tij i ngushtë, Carlos Fren.

Fren ka treguar që argjentinasi kishte nisur të përdorte kokainën në vitin 1981, sa ishte pjesë e Boca Junoirs, që i bie se ai ishte abuzues i drogës shumë me herët sesa të bëhej e ditur për publikun.

“Unë jam i zemëruar kur shoh dhe dëgjoj shumë që thonë se e kanë njohur, nëse e kanë parë vetëm disa herë ose kanë krijuar një raport me të. Ata më bëjnë të qesh kur thonë, për shembull, se ai filloi të përdorë kokainë në Spanjë. Fatkeqësisht ka ndodhur më parë, në kohën kur luajti për Boca Juniors në vitin 1981.

Atje ai hyri në atë botë të ndyrë që i trazoi aq shumë jetën. Tek klubi Argentinos ai ishte fëmijë i mrekullueshëm, nuk kishte asnjë lidhje me atë që u bë më vonë, i përulur, i thjeshtë, i kushtoi vëmendje këshillave nga më të mëdhenjtë.

Pastaj jeta ndryshon, kur shfaqet fama, fakti që nuk mund të dalësh askund, me 200 njerëz mbi kokë çdo ditë. Duhet ta kalosh, megjithëse është shumë e vështirë.

Fama e tij shpërtheu më shpejt se çdo tjetër në planet dhe pas disa javësh ai nuk mund të ishte më i qetë”, ka thënë Font./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera