Sport

Mikel Arteta thur elozhe për Liverpoolin, ka disa fjalë edhe për Van Dijkun

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 28 September 2020

Arsenali pësoi humbje në udhëtim te Liverpooli me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për javën e tretë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i londinezëve, Mikel Arteta, i cili ka thurur elozhe për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Liverpooli e dominoi çdo aspekt të lojës. Ata kanë vendosur standarde të pabesueshme. Ky ‘Anfield’ është një nga stadiumet më të vështira në botën e futbollit për të luajtur”, tha fillimisht tekniku spanjoll.

-Advertisement-

Tutje ai pati disa fjalë edhe për mbrojtësin Van Dijk.

“Kur i shmangesh presionit të tyre, të del Virgil van Dijk, i cili pason 60 metra gjatë te Salah, ky është super kualitet”, deklaroi Arteta.

Kjo ishte humbja e parë e ‘Topçinjve’, pas dy fitoreve rresht në këtë fillimi sezoni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera