Lajme

“Mihrija nuk më ftoi në fejesën e djalit”, sociologu ka një komentim për këtë çështje

Autori: Ermirë Berisha 22:02 | 22 July 2022

Dy artistet kosovare Mihrije Braha dhe Remzie Osmani, kanë qenë më të përfolurat në mediat rozë për shkak të “konfliktit” të tyre për dasmat e djemve të tyre, shkruan Gazeta inFokus.

E këtë çështje e ka komentuar edhe sociologu, Afrim Kasolli, në emision N’Konak me <strong>Islam Morinën ku sipas tij nuk duhet tu jepet hapësirë këtyre diskutimeve.

“Mjerisht fryma e spektaklit ka depërtu dhe është bërë si fenomen masiv d.m.th. ekziston një libër shoqëria e spektaklit besoj që ai në mënyrë briliante i shpjegon këto devalvime të tilla kur ndodhin në shoqëri, personalisht nuk jam marrë me këto tema nuk i dijë arsyejet e këtij konflikti pak në mënyrë ironike po them historik dhe politik mirëpo kam parë qe ka ekzistu një përmendje shumë e madhe në rrjetet sociale për këtë temë por unë mendoj për shkak se fryma dhe kriteret e shoqërisë së spektaklit janë bërë si kritere masive”, tha Kasolli./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Emisionin e plotë të Konakut mund ta ndiqni KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera