Lajme

Midis Prishtinës thyhet një mobil shop (FOTO)

Autori: Doresa Geci 16:52 | 09 October 2019

Mëngjesin  e së martës në qendër  Prishtinë është thyer një mobil shop.

Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një rast vjedhje që ka ndodhur në sheshin Nena Terezë, në Prishtinë, saktësisht në një dyqan”, thuhet në përgjigjet e PK-së.

-Advertisement-

Sipas Policisë së  Kosovës rasti është hapur si vjedhje e rënde dhe i njëjti po hetohet nga njësitet përkatëse te stacionit Qendra ne Prishtinë.

Policia gjithashtu bënë të ditur se deri më tani lidhur më rastin nuk është arrestuar askush.

“ Të arrestuar për momentin nuk ka për dëme dhe detaje nuk mund të tregojmë pasi që rasti ka ndodh sot dhe është herët me dhënë detaje se çka është vjedhur” ka thënë Policia e Kosovës.

Gazeta inFokus ju sjell më poshtë fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes/Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera