Lajme

Michel: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 06 December 2022

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se kanë shënuar historinë në mbledhjen BE-Ballkan Perëndimor që u organizua sot në Tiranë.

“Është një mbledhje historike ku shkruam historinë, sepse për herë të parë u organizua në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai në një konferencë për media pas samitit, bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

“E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Kjo bindje e përbashkët na bashkon”, tha Michel.

-Advertisement-

Presidenti i Këshillit Evropian tutje foli edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë.

“Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim, e të tjera”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera