Lajme

Meta: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 23 July 2022

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është i domosdoshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij, një gjë e tillë duhet të ndodhë sa më parë për qytetarët e Kosovës.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë”, ka shkruar Meta.

-Advertisement-

Duke njoftuar për takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i pari i Shqipërisë ka thënë se vendi I tij duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë.

“Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Me rëndësi për forcimin e gjithëanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare”, ka shkruar Meta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera