Sport

Messi vendos veton tek Barça, kërkon goledorin e Premier League

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 20 January 2020

Lionel Messi ka filluar të ndjejë mungesën e sulmuesit Luis Suarez që pësoi një dëmtim të rënd dhe do të mungoi të paktën 4 muaj për katalansit.

Argjentinasi i ka kërkuar drejtuesve blaugran që të bëjnë një sforco në merkato. Sipas mediave spanjolle, Messi dëshiron që të zbarkoi në “Camp Nou” sulmuesi i Manchetse City, Sergio Aguero. Fituesi në fuqi i ‘Topit të Artë” e njeh mirë Agueron pasi kanë luajtur së bashku shumë sfida me kombëtaren e Argjentinës.

Pleshti e shikon goledorin e City-it si partnerin ideal për të fituar trofe të rëndësishëm me Barcelonën. Që Kun Aguero të rikthehet në Spanjë, drejtuesit e Manchsterit dëshirojë të paktën 100 milionë Euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera