Sport

Messi, Pele apo Maradona? Goleadori i njohur spanjoll i vë “vulën”

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 04 April 2019

Lionel Messi është konsideruar vazhdimisht si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Fituesi i 5 “Topave të Artë”, aktualisht 31 vjeç, vazhdon të mahnisë këdo në fushën e blertë. Për shumicën e njerëzve, nuk ka asnjë tjetër si argjentinasi.

“Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe suksesi i Barcelonës lidhet drejtpërdrejt me të, – ka thënë ish-bashkëlojtari i tij, David Villa, për “Reuters”, i cili tani luan me Vissel Kobe në Japoni, së bashku me Andrés Iniesta. – Leo asiston, Leo shënon… Ai bën gjithçka. Messi është i habitshëm dhe më i miri. Ua ka provuar të gjithëve dhe gjithmonë se është më i miri. T’i shohësh të gjitha lojërat e tij është një kënaqësi”.

Ylli argjentinas është parë gjithmonë mbi të tjerët. Për shumë njerëz, loja e argjentinasit e ka tejkaluar tashmë atë të Pele, Maradona etj. Kështu mendon edhe Villa: “Natyrisht, Pele, Maradona, Cruyff i përkasin një epoke tjetër. Nuk kam pasur mundësinë t’i shoh si Messin, duke luajtur në çdo ndeshje. Sidoqoftë, për mua, Messi është më i miri”.

-Advertisement-

Messi i vitit 2009 është krejtësisht i ndryshëm nga ai i vitit 2019. Argjentinasi, pavarësisht paraqitjes mbresëlënëse në çdo sezon, tani ka një vizion të madh për lojën. Kjo, pjesërisht, vjen për shkak të stilit të lojës së Guardiolës, “tiki-taka”. Kështu mendon David Villa:

“Të gjithë jemi shumë të lumtur me gjërat që bëmë, kur kemi luajtur në Barcelonë, me stilin e lojës, me trofetë që fituam. Futbolli ndryshon çdo ditë dhe nevojitet ta përshtatësh veten dhe ekipin në funksion të momentit. Unë mendoj se tani është një Barcelonë tjetër, por në të njëjtën kohë, ka mbetur ekip i madh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera